Karan, pas FC Shkupit ulet në stolin e skuadrës turke

FC Shkupi ndërpreu bashkëpunimin me trajnerin Umit Karan, me marrëveshja të dyanshme, pasi që trajneri turk ka gjetur angazhim në kampionatin e Turqisë. Sipas mediave turke, Umit Karan do të ulet në stolin e skuadrës “Menemenspor”, që garon në Ligën e Parë të Turqisë. Ai vjen në vend të trajnerin Xhenk Laleci, me të cilin skuadra turke ndërpreu bashkëpunimin, ditë më parë.

“Kam biseduar me drejtuesit e Menemenspor, një nga ekipet e Ligës së Parë. Në parim ne jemi dakorduar, ashtu që nesër do të jemi bashkë për të nënshkruar kontratën. I uroj suksese trajnerit të mëparshëm, Xhenk Laleci. Ka bërë mirë punën e tij. Besoj se kam treguar suksesin tim në fushë me FC Shkupin, ashtu që edhe Menemenspor do ta sjell në një pozitë më të mirë, duke dhënë më të mirën për këtë skuadër. Ekipi aktualisht mban pozitën e 11-të, mirëpo unë dua sfida dhe kam pranuar të drejtojë këtë skuadër me qëllim që të marrim rezultate sa më të mira” – është shprehur Umit Karan për mediat në Turqi.

Kujtojmë se Karan u kthye për herë të dytë në stolin e FC Shkupit më 1 tetor, duke drejtuar skuadrën nga Çairi në 11 takime, ku regjistroi 5 fitore, 5 barazime dhe një disfatë.

Ndërkohë pas shkarkimit të trajnerit Umit Karan, drejtuesit e FC Shkupit menjëherë janë vënë në kërkim të një emri të ri, që do të zëvendësonte strategun turk, por edhe do përputhej me ambiciet e klubit nga Çairi. Në këtë drejtim, drejtori sportiv i FC Shkupit, Omer Bunjaku, konfirmoi se janë në bisedime me disa trajner vendas dhe të huaj.

“Jemi në bisedime e sipër me një trajner nga Maqedonia, por në lojë janë edhe disa trajner të huaj nga rajoni por edhe më gjërë. Një gjë e tillë do të ndodh shumë shpejtë, gjithsesi para se të fillojmë me përgatitjet për stinorin pranveror” – deklaroi Bunjaku për “Infosport.mk”.

Bunjaku konfirmoi edhe largimet e Darko Glishiqit dhe Kristijan Naumovski.

LEXO EDHE:

Back to top button