Karim Benzema, është fituesi i “Topit të Artë 2022”

Sulmuesi francez ka mposhtur konkurrencën nga Robert Levandovski dhe Mohamed Sallah. Arritje e tij ne edicionin 2021/22: 50 gola gjatë sezonit (në të gjitha garat). 15 gola në Ligën e Kampionëve (dy gola më pak se rekordi historik). 2 hat-trick në Ligën e Kampionëve (kundër PSZH dhe Çellsit).

Me Real Madridinin fitoi: Superkupën e Spanjës, La Ligën dhe Ligën ë Kampionëve.

Me Francën fitoi: Ligën e Kombeve.

“Është një nder, ishte një ëndërr fëmijërie të bëhesha fitues i Topit te Artë”. Me Pas ai therret ne skene nenen e tij thuajse te perlotur dhe emocionuar, por edhe djalin e vogel. Nuk harron edhe Ronaldo Fenomenin duke e quajtur “te paarritshem per ate qe ka bere”.

Ky trofe ishte shumë i vështirë, jam i kënaqur me punën time, dua të falënderoj bashkëlojtarët e mi nga Reali dhe Franca, një president te madh që për mua është një nga familjet që ka qenë gjithmonë pranë meje. Nuk mund te harroj kurresesi presidentin Aulas dhe Akademinë e Lyonit, familjen time. Topi i Artë është një çmim individual, por dua ta ndaj me të gjithë ata që më ndihmuan ta arrij atë”

Man. Siti u shpall skuadra me e mire e sezonit te shkuar.

Tibo Kurtua i Real Madridit është portieri më i mirë i sezonit 2021.

Robert Levandovski ka fituar çmimin si Golashenuesi me i mire i vitit – trofeu Gerd Muller.

Mesfushori i Brcelonës, Gavi, ka ftuar çmimin “Kopa”, që i jepet lojtarit të ri më të mirë në ceremoninë e “Topit të Artë”. 18-vjeçari spanjoll mposhti rivalë të fortë si Bellingham, Camavinga, Mendes dhe Musiala.

“Topi i Artë” 2022 për femra është fituar nga kapitenia e Barcelonës, Alecia Putellas. Putellas e mori këtë trofe nga legjenda e Milan, ukrainasi Andrij Shevçenko, i cili shfrytëzoi këtë rast për të dhënë një mesazh për situatën në vendin e tij.

“Është një situatë shumë e vështirë. Jam shumë krenar si po reagon vendi im. Është shumë e rëndësishme t’ju kujtoj se lufta vazhdon dhe po ashtu është shumë e rëndësishme të qëndrojmë në krah të Ukrainës.” tha Shevçenko.

 

Sulmuesi i Bayernit të Mynihut, Sadio Mane, u shpall fituesi i një çmimi special, që mban emrin e një legjende të futbollit, brazilianit Sokrates, për kontributin që ka dhënë në komunitet në vendlindjen e tij.

 

Ky çmim iu dorëzua Manesë pikërisht nga Rai Sokrates, vëllai i lojtarit të madh brazilian, i ndarë nga jeta vite më parë. Me çmimin “Socrates” shpërblen lojtarët e përfshirë në projekte shoqërore dhe bamirësie

LEXO EDHE:

Back to top button