Karlo Ançeloti i lodhur nga sjellja e yllit belg

Karlo Ançeloti, trajneri i Real Madridit, sipas “El Nacional”, ka dhënë një ultimatum për Eden Hazard sepse ndihet i ngopur me sjelljen e belgut.

Tekniku italian, i cili muajt e fundit është shprehur disa herë për qëndrimin e dobët të ish-lojtarit të Çellsit, në fakt, nuk është aspak i kënaqur me performancën e Hazard dhe ka arritur në pikën për të marrë një vendim drastik.

Prandaj, duke e përmbledhur situatën me pak fjalë, e ardhmja e Hazard, i blerë nga “Los Blancos” në vitin 2019 për një shifër rreth 160 milionë euro, është vetëm në duart e tij, pasi Ançelotti ia ka bërë të qarta gjërat.

LEXO EDHE:

Back to top button