Karnavalit i Vevçanit nga 12 deri më 14 janar / Karnavali është i vjetër më shumë se 1400 vjet

Karnavalit i Vevçanit nga 12 deri më 14 janar / Karnavali është i vjetër më shumë se 1400 vjet

Karnavali shekullor i Vevçanit këtë vit do të mbahet nga 12 deri më 14 janar, ndërsa parada kryesore e maskave do të jetë mesdita e 13 janarit. Ky karnaval në të kaluarën ka nxitur tensione përmes përdorimit të maskave provokuese, djegies së flamurit bullgar apo tallja me fenë islame. Kryetari i komunës, Spase Koçoski, thotë se komuna nuk ka ndikim në maskat dhe çfarë do të ndodhë në paradë.

“Maskat tona tradicionale janë dhëndri dhe nusja, gushti budalla, por çdo vit kemi edhe maska të reja, të cilat janë pasqyrim i asaj që ka ndodhur në jetën shoqërore dhe politike një vit më parë. Do të thotë, do të shihni gjithçka që në njëfarë mënyre, si ka qenë jeta shoqërore dhe politike në Maqedoni dhe Evropë. Organizimi i maskave të karnavalit bëhet nga ata që marrin pjesë, ndërsa komuna organizon vetëm pjesën argëtuese. Në datat 12 dhe 13 kemi koncerte. Komuna dhe kryetari nuk kanë ndikim se si do të jenë ngjarjet, nuk e dimë se çfarë do të ndodh”, deklaroi Spase Koçoski, kryetar i Komunës së Vevçanit.

“Maskat kreative të bëra me mjeshtëri të madhe janë më shumë se vepra arti. Ata janë pasqyrë e kohës, bartin mesazhe dhe tregojnë histori në mënyrë unike, lidhin të tashmen me të ardhmen dhe më e rëndësishmja kritikojnë shoqërinë, kritikojnë gjithçka që ka ndodhur në 12 muajt e fundit”, tha Zoran Llutkov- ministër i Kulturës dhe i Turizmit. /Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button