Karpin: Maqedonia, kundërshtari më i përshtatshëm

Trajneri i Rusisë, Valerij Karpin, dëshiron që përfaqësuesja e Maqedonisë të jetë kundërshtarë në gjysmëfinale të balotazhit për Botërorin “Katar 2022”.

“S’ka njeri që nuk e kërkon Maqedoninë dhe të njëjtën e shoh edhe unë. Mendojë se Maqedonia është kundërshtari më i mirë nga grupin jo bartës. Mirëpo kjo çështje është vetëm në letër, pasi që terren gjërat mund të ndryshojnë në tërësi,” ka deklaruar Karpin për mediat në Rusi.

Kujtojmë se hedhja e shortit për balotazhin e Botërorit “Katar 2022” do të zhvillohet të premten në Cyrih. Maqedonia është në grupin e kombëtarëve jobartëse dhe kundërshtarë të mundshëm në gjysmëfinale janë edhe: Portugalia, Italia, Uellsi, Suedia dhe Skocia.

LEXO EDHE:

Back to top button