Shpërthim pranë një stacioni treni në Mynih

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar, pak më parë, pranë një stacioni treni në qytetin gjerman të Mynihut.

Sipas autoriteteve lokale, shpërthimi ka ndodhur gjatë punimeve pranë stacionit të frekuentuar nga mijëra udhëtarë të Donnersbergerbruecke. Për momentin, raportohen 3 persona të lënduar.

Ekipet e policisë dhe ndihmës së shpejtë kanë shkuar në vendngjarje dhe po hetojnë për të zbuluar shkaqet e shpërthimit.

Disa media raportojnë se shpërthimi ka ardhur nga një bombë e vjetër e Luftës së Dytë Botërore që mendohet të jetë aktivizuar gjatë punimeve në stacion.

Për momentin, i gjithë shërbimi i transportit hekurudhor në Mynih është pezulluar.

LEXO EDHE:

Back to top button