Kasami: Pavarësisht fërkimeve, shumica parlamentare është stabile

Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në “Rruga drejt…” i pyetur rreth lëkundjeve në partinë e tij u shpreh se pavarësisht fërkimeve brenda shumicës parlamentare, votimi i djeshëm në Kuvend konfirmoi se kjo shumicë gëzon mbështetjen dhe se sipas tij do ta shtyj mandatin deri në fund  dhe do të koncentrohet në realizimin e projekteve në interes të qytetarëve.

Historia pluraliste e Maqedonisë së Veriut tregon se vazhdimisht ka pasur lëvizje nga opozita drejt qeverisë, të deputetëve  sigurisht, por shumë rrallë ka ndodhur që ndonjë deputet i shumicës ta lëshoj qeverinë. Ndoshta nuk është kjo ndonjë farë vlere demokratike por është realiteti me të cilin ballafaqohemi. Edhe sot pavarësisht fërkimeve që mund të jenë brenda shumicës parlamentare unë e vlerësoj këtë shumicë si shumë të sigurt dhe të qëndrueshme dhe vlerësoj se kjo shumicë do ta mbaroj katër vjeçarin e qeverisjes së sajë. Votimi i djeshëm ishte një votim për të mbyllur njëherë e përgjithmonë diskutimet në opinion se e ka apo jo qeveria përkrahjen  e shumicës së deputetëve dhe të vazhdojmë të jemi të koncentruar në temat e rëndësishme për qytetarët”, tha Kasami.

LEXO EDHE:

Back to top button