U publiku një pjesë e intervistës së Harry dhe Meghan, akuzojnë pallatin mbretëror për gënjeshtra

Gjithë bota po pret me kërshëri intervistën e Meghan Markle dhe Prince Harry për Operah Winfrey, në të cilën pritet që ata të tregojnë gjithë të vërtetat për largimin e tyre nga Pallati Mbretëror. “CBS” ka publikuar së fundmi një video të shkurtër shkëputur nga intervista, në të cilën dëgjohet një deklaratë e fortë e bërë nga Meghan.

Ish-dukesha akuzon familjen mbretërore se vazhdon ende të gënjejë për ta. Kjo akuzë u ngrit kur Oprah pyeti Meghan, “Si ndiheni që Pallati Mbretëror po ju dëgjon teksa thoni të vërtetën tuaj sot?”.

“Nuk e di se si ata mund të presin që pas gjithë kësaj kohe të qëndronim në heshtje kur ata po luajnë një rol aktiv në përjetësimin e gënjeshtrave të vazhdueshme për ne”, është shprehur Meghan.

Aktorja ka shtuar se ajo dhe Harry janë të vetëdijshëm se rrezikojnë të humbasin shumë gjëra pas kësaj interviste, por ajo thotë, “Megjithatë ne kemi humbur shumë tashmë”.

Ndërkohë ditën e martë “The Times” publikoi 2 artikuj në të cilët akuzonte Meghan se ishte treguar shumë e keqe me stafin e Pallatit Mbretëror. Media në fjalë përmendte disa burime pa emër dhe e-maile nga zyrtarë të pallatit. Ndërkohë avokatët e Meghan dhe Harry kanë thënë media “The Times” është përdorur nga Pallati Mbretëror për të publikuar lajme të rreme për ta.

LEXO EDHE:

Back to top button