Kasami pyet Qeverinë: Si t’i paguajmë faturat derisa kemi të bllokuar llogarinë me 7 milionë euro vendime përmbarimi

Kasami pyet Qeverinë: Si t’i paguajmë faturat derisa kemi të bllokuar llogarinë me 7 milionë euro vendime përmbarimi

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami sonte në “Magazina Ekonomike” në Alsat, ka pyetur Qeverinë, se si kjo komunë të paguaj faturat e rrymës me urgjencë ndaj operatorëve, përderisa, ai thekson se komuna që ai udhëheqë e ka të bllokuar llogarinë.

Ai ka thënë se ata nuk funksionojnë për momentin me llogarinë, dhe ka thënë që nuk mund të planifikojnë pagesën e atyre obligimeve.

“Qeveria na “ndihmon” përmes asaj që na ka dërguar një letër qarkore të gjitha komunave ku na obligon që me urgjencë të paguajmë faturat e rrymës ndaj operatorëve privat. Nga qeveria urgjentisht duhet të na tregojnë se si komuna e Tetovës, do t’i paguajë faturat e energjisë elektrike të dhjetëfishuara në kohën kur komuna e Tetovës, e ka të bllokuar  llogarinë e saj me më shumë se 7 milionë euro vendime përmbarimi. Pra le të na tregojnë se si mund ta bëjmë këtë në kohën kur kemi trashëguar një borxh prej 24 milionë eurove nga të cilat mbi 7 milionë janë në përmbarim. Ne nuk disponojmë për momentin me llogarinë, që të mund të planifikojmë pagesën e atyre obligimeve të cilat janë me urgjencë që të mund të iu shërbejmë qytetarëve”, ka thënë Kasami./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button