Arsovska: Ndihma për komunat është ndihmë për banorët e tyre

Nëse pushteti qendror nuk i ndihmon financiarisht komunat, më të voglat, që nuk kanë fuqi për të krijuar të ardhura mund të mbeten pa energji elektrike dhe pa ujë, kështu është shprehur sonte në emisionin “Magazina Ekonomike” që transmetohet në Alsat, kryetarja e BNJVL-së dhe njëherit kryetare e Shkupit, Danella Arsovska. Sipas saj, ndihma e kërkuar nga pushteti qendror është për qytetarët dhe jo për komunat.

“Nëse një vit më parë mund të mbuloheshin më shumë se 51% nga borxhet e komunave, që gjeneroheshin qoftë nga menaxhimi jo i duhur, apo nga shpenzimet joproduktive, tani mendoj se duhet të ndihmohen njësoj kur janë në krizë energjetike dhe ekonomike”, deklaroi Danella Arsovska, kryetare e BNJVL-së./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button