“Katar 2022”, shtohen dëmtimet e lojtarëve me pasoja të rënda

Dëmtimet e lojtarëve në Botërorin në Katar po shtohen dita-ditës, madje ato janë shpesh të rënda. Pas francezit Lukas Hernandez, që do të operohet dhe ka mbyllur jo vetëm Botërorin por të gjithë sezonin, një tjetër futbollist që nuk do të luajë më në këtë turne është danezi Tomas Dilejni.

Mesfushori i Valencia në La Liga, doli nga fusha i dëmtuar në ndeshjen që Danimarka barazoi me Tunizinë. Sipas Federatës Daneze të Futbollit, 31-vjeçari ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju dhe nuk do të luajë më asnjë ndeshje në “Katar 2022”.

Kështu, aventura e Tomas Dilejnit në Katar është mbyllur shumë herët. Stafi mjekësor i Danimarkës konfirmon pas analizave se lojtari ka pësuar një dëmtim të rëndë, që do ta lërë jashtë fushave deri në fillim të janarit.

LEXO EDHE:

Back to top button