Katari hap dyert edhe për tifozët që nuk kanë bileta të Botërorit

Katari ka lehtësuar kufijtë për vizitorët ndërkombëtarë që vijnë gjatë Kupës së Botës. Ata tani do të lejojnë gjithashtu pranimin për tifozët pa bileta në stadium nga data 2 dhjetor, pra kur përfundon faza e grupeve.

Organizatorët e Kupës së Botës në Katar thonë se tifozët do të duhet ende të aplikojnë dhe të marrin identifikimin e turneut, Kartën Hayya, përpara se të udhëtojnë.

Por biletat e ndeshjes nuk do të jetë e detyrueshme për të hyrë në Katar. Rreth 1.2 milionë vizitorë ndërkombëtarë pritet të mbërrijnë në emiratin e vogël gjatë turneut.

LEXO EDHE:

Back to top button