Ledri Vula publikon një foto simpatike të vajzës së tij

Ledri Vula publikon një foto simpatike të vajzës së tij

Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit.

Teksa sezoni veror dihet se është shumë i ngarkuar me koncerte për këngëtarët edhe për një artist si Ledri, të tilla aktivitete kanë qenë të shumta.

Por, përpos karrierës si artist edhe jeta personale e tij është shumë e përfolur. Tanimë, partnerja e tij Sara Hoxha është mjaft e njohur dhe një personazh shumë i pëlqyer për publikun në rrjete sociale. Dyshja janë prindër të një vogëlusheje që quhet Poem dhe çifti nuk na i kursen fotot dhe momentet shumë të ëmbla që kalojnë së bashku.

Që prej momentit kur partnerja e tij, Sara është bërë pjesë e spektaklit “Dancing with the Stars” jeta e tyre është e ndarë midis Tiranës dhe Prishtinës. Për shkak të angazhimeve që edhe Ledri ka, çifti dhe vajza e tyre, Poem duhet të qëndrojnë për pak kohë larg njëri tjetrit. Vetëm pak më parë Ledri ka postuar një foto duke folur në telefon me vajzën e tij dhe na e shkriu zemrën.

Të premten e natës së parë të spektaklit, të cilën të gjithë po e prisnin me padurim ajo që u vu re nga të gjithë ishte mungesa e Ledrit në studio për të suportuar partneren e tij të zemrës. Me anë të disa Instastory gjatë premierës reperi na ka treguar se e ka ndjekur kërcimin e Sarës nga shtëpia me vajzën e tyre Poem. Së fundmi me anë të një Instastory Sara ka shpjeguar arsyen se pse Ledri nuk e ndoqi premierën nga studio.

LEXO EDHE:

Back to top button