“Katastrofë ekologjike” në Zhelinë të Tetovës, digjen goma të makinave
“Katastrofë ekologjike” në Zhelinë të Tetovës, digjen goma të makinave

Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) njofton për një zjarr të madh në Komunën e Zhelinës dhe tym të zi të dendur që del nga djegia e gomave të veturave. SPB-Tetovë njoftojnë se zyrtarët policorë tashmë janë në teren dhe po merren me hetimin e rastit, ndërkohë që edhe zjarrfikësit e Tetovës janë në terren dhe po merren me shuarjen e zjarrit
“Grumbuj gomash digjen pranë nënkalimit për në fshatin Siriçino të Komunës së Zhelinës. Shuarja është e vështirë për shkak të sasisë së madhe të gomave të veturave, por nuk ka rrezik që zjarri të përfshijë objektet fqinje”, njoftojnë nga QMK-ja. /Alsat.mk
