Katër ekipe shqiptare zbresin në fushë, në kuadër të sfidave kthyese evropiane

Katër ekipe shqiptare zbresin në fushë në kuadër të ndeshjeve kthyese të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Konferencës. Kampioni i Maqedonisë, FC Shkupi, që ka fituar 3-0 duelin e parë në shtëpi, luan ndeshjen e kthimit kundër “Lincoln Red Imps” në transfertë, në orën 18.00, njëjtë si edhe Ballkani ndaj Zhallgirisit. Kampionët e Kosovës kanë barazuar 1-1 në Prishtinë dhe tani do kërkojnë kalimin në turin e dytë.

Në orën 20:00 vëmendjen më të madhe e merr Tirana, që do synojë përmbysjen në “Air Albania” ndaj Dudelanzhit. Skuadra nga Luksemburgu fitoi 1-0 ndeshjen e parë.

Në terminin e njëjtë, luan edhe KF Drita, që pret finlandezët e Inter Turku. Kujtojmë se dueli i parë mes tyre ka përfunduar 0-1 në të mirë të skuadrës finlandeze.

LEXO EDHE:

Back to top button