Katër futbollist dhe 4 trajnerë, në garë për çmimin shekullor

“Globbe Soccer Aëards” ka nisur fazën e dytë për çmimet e ndryshme që do jepen në vend të “Topit të Artë”. Këtë edicion “Topi i Artë” nuk do i jepet lojtarit më të mirë të vitit 2020, por do zgjidhet lojtari më i mirë i shekullit të fundit.

Nga 25 kandidatë që ishin, tani janë vetëm katër në garë për çmimin lojtari më i mirë i shekullit: Kristiano Ronaldo, Lionel Mesi, Mohamed Sallah dhe Ronaldinjo, janë katër finalistët, që janë votuar më së shumti. Mbetet të shihet kush do votohet si lojtari më i mirë në shekullin e fundit, derisa portugezi shihet si favoriti numër një bazuar në votat momentale.

Ndërkohë kanë mbetur vetëm katër trajnerë në garë për çmimin “trajneri i shekullit”. Katër finalistët e mbetur janë: Aleks Ferguson, Josep Guardiola, Hoze Mourinjo dhe Zinedin Zidan. Bazuar në votat momentale, Ferguson ka 46 për qind, ndjekur nga Zidan me 27 për qind, pastaj vjen Guardiola me 16 për qind dhe Mourinjo me 12 për qind.

LEXO EDHE:

Back to top button