Konfiskohen 2 kilogram kokainë në Mitrovicë, arrestohen katër persona

Pas një hetimi disa mujor, Policia e Kosovës ka bastisur disa shtëpi në Mitrovicën e Jugut ku ka gjetur një sasi të narkotikëve të llojit kokainë dhe armë.

Policia e Kosovës ka arrestuar 4 persona, por me vendim të prokurorit 3 të dyshuarit janë dërguar me mbajtje dhe një prej tyre është liruar në procedurë të rregullt.

Gjatë këtij aksioni Policia ka njoftuar se tek të dyshuarit janë gjetur dhe konfiksuar 1 kg e 892 gram kokainë, një revole me 8 fishekë të cal. 7.65 mm, një revole me nëntë 9 fishekë, dy peshore dixhitale, një shufër metalike, dy laptop, 4 telefona.

LEXO EDHE:

Back to top button