Katër skuadra shqiptare, jashtë Ligës së Konferencës

Tirana, Vllaznia, Drita dhe Laçi luajtën ndeshjet e kthimit në kuadër të Ligës Konferencës, mrëpo asnjë prej tyre nuk arrit të kalonte me tej. Skuadrat erdhën pas rezultateve jo fort negative në ndeshjet e para. Laçi kishte marrë një barazim në transfertë ndaj Petrokub, Vllaznia po ashtu vinte nga një barazim në “Loro Boriçi” përballë skuadrës romune të Kraiovas, njëjtë si dhe Drita ndaj Anverpit, ndërsa Tirana vinte nga një humbje minimale ndaj Zrinjski në kryeqytet.

“Bardheblutë” nuk ia dolën të bënin një mrekulli duke u “deklasuar” që në pjesën e parë pasi pësuan 2 gola. Në të dytën ndryshoi diçka, por jo aq sa për të arritur kualifikimin duke humbur sërish me rezultatin 3-2.

Vllaznia nuk dha asnjë “shenjë” ndaj Kraiovas duke u mposhtur me rezultatin e thellë 3-0. Laçi ishte skuadra që të gjithë shqiptarët kishin sytë. Kurbinasit ndezën shpresat në 45 minuta e para në “Elbasan Arena” duke shkuar në pushim me avantazhin minimal falë një goli të kapiten Mazrekaj.

Në pjesën e dytë, skuadra e drejtuar nga Duro u shpërbë në mënyrë të pabesueshme duke pësuar plot 4 gola dhe ndeshja përfundoi 1-4.

Drita nuk ia ka dalë të kalojë në turin tjetër, pasi gjilanasit janë mposhtur 2-0 në “Fadil Vokrri” nga Antverpi. Gjilanasit u ndëshkuan nga lojtari me prejardhje nga Kosova, Laurit Krasniqi që shënoi në minutën e 50-të. Pas këtij goli të pësuar, Drita u mundua të  barazonte shifrat, ndërsa një mundësi të artë e pati në këmbët e tij, Blend Baftiu që nuk ia doli të realizonte. Klubi gjilanas u mundua deri në fund që të shënonte golin e barazimit dhe ta çonte ndeshjen në shtesa, por Antëerp nuk lejoi befasi, dhe realizoi edhe të dytin përmes Michel-Ange Balikëisha.

LEXO EDHE:

Back to top button