​Pas bisedës telefonike, Biden dhe Xi mund edhe të takohen

​Pas bisedës telefonike, Biden dhe Xi mund edhe të takohen

Presidenti amerikan Joe Biden dhe Xi Jinping i Kinës janë duke shqyrtuar mundësinë e një takimi.

Lajmi është bërë i ditur nga një zyrtar i lartë i administratës pasi udhëheqësit zhvilluan një bisedë telefonike për më shumë se dy orë të enjten.

Ata biseduan për të ardhmen e marrëdhënieve të ndërlikuara, me tensionet për Tajvanin që u shfaqën edhe një herë si një pikë përplasjeje, shkruan Us News.

Biden e bëri bisedën telefonike nga Zyra Ovale, ku iu bashkuan ndihmësa të lartë, përfshirë Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, ndërsa zyrtari nuk pranoi të identifikohej për të folur rreth bisedës.

Ata nuk janë takuar personalisht që kur Joe Biden u bë president vitin e kaluar.

Një tensionim i përsëritur është për shkak të Tajvanit, i cili vetëqeveriset prej dekadash, por që Kina e konsideron si pjesë të territorit të saj, një pretendim i theksuar nga Xi të enjten.

LEXO EDHE:

Back to top button