Katër viktima dhe 30 raste të reja me Coronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri bëri bilancin e situatës me Covid-19 në 24 orët e fundit.

Nga 1444 testime, dolën me virus 30 persona.

Pavarësisht se sot u shënua një numër i vogël rastesh, numri i viktimave është ende i lartë.

Në 24 orët e fundit humbën jetën 4 persona, të moshave 51-79 vjeç. Aktualisht në spitalet Covid po trajtohen 99 pacientë, 6 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 952 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 118,041 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet e reja u identifikuan në këto bashki: 10 raste në Tiranë, 3 raste në Korçë, Devoll, Sarandë, 2 raste në Vorë, 1 rast në Shkodër, Fier, Lushnje, Vlorë, Mirditë, Kamëz, Malësi e Madhe, Kolonjë, Gramsh.

LEXO EDHE:

Back to top button