Katër vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës

Katër vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës

Fshati i vogël Nivici (Psarades) në anën greke të bregut të Liqenit të Prespës, i cili nuk ishte edhe aq i njohur për opinionin para katër vitesh, por pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës më 17 qershor të vitit 2018 u bë simbol. Marrëveshja e Prespës nga shumëkush konsiderohet si historike, por edhe si model për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve, pasi në një far forme i dha fund mosmarrëveshjes 30-vjeçare mes dy vendeve fqinje.

Marrëveshja e Prespës u nënshkrua nga ministrat e atëhershëm të jashtëm të Maqedonisë së Veriut dhe të Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias, në praninë e kryeministrave të atëhershëm Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, mediatorit negociues Methju Nimic, ish-komisionerit për Zgjerimin e BE-së Johanes Han dhe ish- Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë dhe Siguri, Federica Mogerini dhe përfaqësues të tjerë të lartë ndërkombëtarë, si dhe përfaqësues të të dyja vendeve.

Tetë muaj pas nënshkrimit dhe pas ratifikimit në të dyja vendet, Marrëveshja hyri në fuqi më 12 shkurt të vitit 2019.

LEXO EDHE:

Back to top button