Gazprom përcakton rregullat, mesazh liderëve të BE-së

Gazprom përcakton rregullat, mesazh liderëve të BE-së

Kreu i gjigantit rus të energjisë Gazprom shprehet se pasi të shkurtojë furnizimet ditore të gazit në Gjermanë do të luajë sipas rregullave të  veta. Një deklaratë të tillë Alexei Miller e dha  gjatë një paneli diskutimi në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg.

 “Produkti ynë, rregullat tona. Ne nuk luajmë sipas rregullave që nuk i kemi bërë,” – tha Alexei Miller, kreu i Gazprom.

Ai gjithashtu fajësoi qartazi  Perëndimin dhe Evropën në veçanti për krizën aktuale të energjisë

“Ne jemi dëshmitarë të tronditjeve nga  çmimet e gazit, ne jemi dëshmitarë të luhatshmërisë super të lartë në tregjet e lëndëve të para dhe inflacionit shumë të lartë. Por e gjithë kjo nuk filloi as dje, as sot, dhe këtu  bëjmë një falënderim të madhe për  rregullatorët e huaj, veçanërisht për rregullatorët evropianë,” – u shpreh Miller.

Në fillim të kësaj jave, Gazprom shkurtoi furnizimet e tij të gazit natyror përmes tubacionit Nord Stream, duke shtuar presionin ndaj Gjermanisë dhe të tjera shteteve  për të gjetur burime zëvendësuese. Gazprom pretendon se shkak i reduktimit ishin vonesat në riparime, por udhëheqësit evropianë thonë se ishte çdo gjë ishte politike.

Bashkimi Evropian kohët e fundit ra dakord për një paketë të gjashtë sanksionesh kundër Rusisë pas pushtimit të Ukrainës, duke përfshirë një ndalim të importit të naftës ruse deri në fund të vitit. Gjermania ka pezulluar gjithashtu certifikimin e gazsjellësit Nord Stream 2, i cili do të dyfishonte furnizimet e saj me gaz rus.

LEXO EDHE:

Back to top button