Katër zjarre aktive në vend
Katër zjarre aktive në vend
Gazetar: Avni Tahiri
Katër vatra zjarri vazhdojnë të janë aktive në Maqedoninë e Veriut. Dy të tjera janë lokalizuar ndërsa tre janë vënë nën kontroll. Për momentin në hapësirë të hapur kemi 14 zjarre nga të cilit deri tani pesë janë shuar tërësisht.
Siç njoftojnë nga Qendra Për Menaxhim me Kriza, zjarri në komunën e Dojranit, në fshatin Nikoliq, vazhdon të jetë akoma aktiv, ndërsa po ashtu një vatër tjetër aktive ka edhe në Komunën e Staro Nagoriçanit, në Komunën Makedonski Brod dhe në Gazi Babë.
“Zjarri në Komunën e Çuçer Sandevës, ndermjet fshatit Gornjani drejt fshatit Bllacë është lokalizuar dhe po ashtu është lokalizuar edhe një zjarr në Komunën e Velesit. Nën kontroll janë vënë dy zjarret në Komunën e Makedonski Brodit, dhe një në komunën e Velesit”, thonë nga QMK.
Zjarret më të mëdha në 24 orët e fundit, janë regjistruar në komunën e Berovës dhe në zonën e Dellçevës, ku ekipet e zjarrfikësve janë të angazhuara në mënyrë të vazhdueshme në luftën kundër zjarreve.
Sa i përket resurseve të kyçur në luftën kundër zjarreve, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov, në një intervistë për Evropa e Lirë, tha se për vetëm brenda një dite kanë ndodhur 63 zjarre ndërsa me 50 automjetet e armatës dhe policisë që iu dhanë Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, sipas Angelovit, është rritur në mënyrë drastike fuqia për luftën kundër zjarreve.
“Ju siguroj se këto automjete e kanë rritur në mënyrë drastike fuqinë tonë të shuarjes së zjarreve dhe ne e kemi demonstruar këtë. Shuarja e më shumë se 63 zjarreve brenda një dite nuk është as e lehtë dhe as e thjeshtë”, tha Stojançe Angelov – Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.
Nga QMK, thonë se kushtet e motit, përfshirë temperaturat e larta dhe erërat, po e vështirësojnë menaxhimin e situatës me zjarret ndërsa apelojnë tek qytetarët për kujdes dhe bashkëpunim me autoritet./Alsat.mk








