Katërvjeçarja shërohet nga leukemia akute

Pas trajtimit 9 mujor me kimioterapi, Ajsheja katër vjeçe nga Shkupi, është lëshuar sot në shtëpi me statusin e “shëruar”. Ajo u diagnostikua me Leukemi akute ndërkaq përgjatë periudhës sa ka qenë e diagnostikuar, trajtimin mjekësor e ka marrë në Klinikën e Fëmijëve në Shkup, shkruan Alsat.

Kjo Klinikë pritet që gjatë muajve të ardhshëm të hap dhe Qendrën rajonale për Onkologji e cila do të ketë kapacitet për trajtimin e 30 fëmijëve me kancer. E njëjta për momentin pos pacientëve vendor trajton dhe pacientë të vegjël edhe nga shtetet fqinje.

2:00 “ Sot e lëshuam për në shtëpi një vajzë të vogël e cila u trajtua suksesshëm nga Leukemia akute pa asnjëfarë pasojash dhe më vjen mirë që mundi t’i bjerë ziles përshëndetëse. Nga fundi është edhe hapja e repartit të ri të Onkologjisë I cili ka kapacitet për 25-30 fëmijë përfshirë edhe rastet pas transplanteve. Për momentin kemi rreth 20 fëmijë që trajtohen në Klinikën tonë”, tha Azpasija Sofijanova, Drejtore e Klinikës për sëmundje të fëmijëve – Shkup./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button