Kazakistan – Tokayev: Kam urdhëruar që të vriten terroristët

Zyra e Shtypit të Presidencës së Kazakistanit njoftoi se kreu i shtetit zhvilloi një takim me autoritetet e luftës kundër terrorizmit.

Në fjalën rastit pas takimit në fjalë, Presidenti Tokayev tha se kanë filluar një operacion kundër terrorizmit dhe forcat ligjzbatuese po punojnë intensivisht.

“Rendi kushtetues është rivendosur në vija të përgjithshme në të gjitha rajonet e vendit. Autoritetet lokale po kontrollojnë situatën. Por terroristët vazhdojnë të përdorin armë dhe të dëmtojnë pronat e qytetarëve. Prandaj operacioni kundër terrorizmit do të vazhdojë derisa militantët të neutralizohet plotësisht”, u shpreh ai.

“Paqeruajtësit e Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) kanë filluar të mbërrijnë në Kazakistan. Këto trupa erdhën në vend për një kohë të kufizuar, për të përmbushur funksionin e mbrojtjes dhe ruajtjes së vendeve strategjike. Unë i kam urdhëruar forcat e zbatimit të ligjit dhe ushtrinë që të hapin zjarr për t’i vrarë terroristët pa paralajmërim”, shtoi Tokayev.

Ndërkaq, Ministria e Punëve të Brendshme të Kazakistanit bëri me dije se 26 protestues kanë humbur jetën në demonstratat antiqeveritare.

“Forcat e sigurisë vendosën rendin shoqëror në qytetin Alma-Atë dhe morën nën mbrojtje vendet strategjike. Operacioni i pastrimit në rrugë vazhdon”, saktësoi Ministria duke njoftuar se mbi 3.000 persona janë ndaluar gjatë trazirave.

Protestat dhe trazirat sociale që nisën më 2 janar për shkak të rritjes së çmimit të gazit natyror të lëngshëm (LNG) dhe përkeqësimit të situatës socio-ekonomike në vend, u kthyen në akte dhune dhe konflikte të armatosura në Alma-Atë, qyteti më i madh në Kazakistan.

Presidenti Kassym-Jomart Tokayev pranoi dorëheqjen e qeverisë, të cilën ai e konsideroi përgjegjëse për protestat, si dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të trazirave sociale.

LEXO EDHE:

Back to top button