KE-ja kërkon nga Kosova rritje të përpjekjeve për sundim të ligjit

Këshilli i Bashkimit Evropian (KE) edhe këtë vit do të miratojë konkluzat për procesin e zgjerimit dhe procesin e stabilizim-asocimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, përmes së cilave do të bëjë ftesë për nevojë urgjente për reforma dhe për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në këtë draft Kosova ftohet që të përmirësojë urgjentisht përpjekjet për përmirësimin e sundimit të ligjit, të shtojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe reformave të administratës publike. Nga Kosova kërkohet edhe vazhdim i përkushtimit ndaj Dhomave të Specializuara. Si në pjesën kushtuar Kosovës ashtu edhe atë për Serbinë, Këshilli i bllokut evropian, përmes këtyre draft-konkluzave, kërkon që të vazhdojnë angazhimin në dialog me vullnet të mirë dhe në frymën e bashkëpunimit dhe kompromisit në mënyrë që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe ligjet e BE-së. Këshilli do t’i ftojë palët që të respektojnë dhe zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura deri me tash në procesin e dialogut.

LEXO EDHE:

Back to top button