Kënga e Dua Lipës qenka edhe e preferuara e Barak Obamës


Ish-presidenti i Shteteve të bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka treguar shpeshherë shijet e tij muzikore. Edhe kësaj here ai ka ndarë në llogarinë e tij në ‘Twitter’ listën e preferuar të këngëve gjatë muajve të fundit.

“Gjatë muajve të fundit, kam kaluar shumë kohë duke dëgjuar muzikë me familjen time. Doja të ndaja disa nga të preferuarat e mia nga vera, përfshirë këngë nga disa prej artistëve në këtë javë të Konventës Demokrate . Shpresoj t’i shijoni”, ka shkruar Obama në një postim në ‘Twitter’.

Midis emrave të njohur ka dalluar dhe këngëtarja shqiptare, Dua Lipa me këngën “Un Dia” në bashkëpunim J Balvin.

Kujtojmë se Obama e ka ndarë dhe më herët listën e tij të preferuar të këngëve me miqtë e tij virtualë.

LEXO EDHE:

Back to top button