Siç duket i kanë mirë raportet, Patrisi ndan një fotografi të Tian dhe Renee


Ndonëse raporti i dy vëllezërve, Robert Berisha dhe Patris Berisha tërhoqi vëmendjen e gjithë mediave disa muaj më parë, duket se tashmë situata mes tyre i është kthyer normalitetit.

Ata që e provojnë më së miri këtë fakt janë të vegjëlit e tyre, Tian dhe Renee. Ka qenë Patrisi ai i cili ka publikuar një foto të Tian dhe Renee të përqafuar shoqëruar me dy emoji zemrash.

Me siguri dy kushurinjtë e vegjël janë duke u argëtuar pa masë me njëri-tjetrin dhe këtë e tregon dhe e qeshura e tyre.

Siç duket Patris dhe Roberti kanë zgjedhur t’i lënë pas problemet e të shkuarës dhe të jenë pranë njëri-tjetrit, njëjtë si dhe fëmijët e tyre.

LEXO EDHE:

Back to top button