Princ Harry nuk ka kërkuar para nga i ati për të blerë shtëpinë
Alsat
17.08.2020 23:00
Meghan Markle dhe Princ Harry blenë pak javë më parë shtëpinë e tyre të re ku kanë planifikuar jetesën me të voglin e tyre, Archie. Burime pranë tyre kanë treguar se dyshja nuk i ka kërkuar asnjë ndihmë monetare babait të Harry-t, Princ Charles për shtëpinë e re.
Ata kanë treguar për ‘UsWeekly’ se Meghan dhe Harry dëshironin të ishin të pavarur në blerjen e shtëpisë së re që do të qëndrojnë për shumë kohë.
Shtëpia ka kushtuar 14.65 milionë lekë dhe nisur nga kjo shumë, mendohet se Harry dhe Meghan janë të aftë të përballojnë jetesën e tyre vetëm.