Kërcënoi bashkëshorten e tij, ndalohet nga policia

Kërcënoi bashkëshorten e tij, ndalohet nga policia

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 33 vjeçarin M.T. nga Shkupi, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga bashkëshortja e tij për dhunë fizike.

“Pjesëtarët e policisë të SPB-Tetovë, dje (08-tetor) në ora 16:45, në rrugën “Kuzman Josifoski” në Tetovë, kanë privuar nga liria personin M.T.(33) nga Shkupi, i cili është denoncuar nga bashkëshortja e tij 33 vjeçare, e cila përkohësisht qëndronte tek prindërit e saj në Tetovë, se rreth orës 16.00 është sjellë në mënyrë agresive ndaj saj dhe se e ka kërcënuar. Ai është ndaluar në Stacionin Policor-Tetovë për sqarim dhe dokumentim të rastit, pas së cilës ndaj tij do të përpilohet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button