Kerkez, i “padëshiruar” te Milani që shkëlqen te Az Alkmar

Për të vendosur “fatet” e sfidës së Ligës së Konferencës, në mes Lacios dhe AZ Almarit, mendoi 19-vjeçari hungarez, Milo Kerkez, i cili pas një pasimi të Karlson çon topin në rrjetën e “shqiponjave”, me një goditje fantastike. Kerkez ishte autori i golit në “Olimpico” me shumë ngazëllime shumëngjyrëshe, por që ka një rëndësi të madhe. Ndoshta Italia ishte pak e hidhur për të, duke qenë se ishte Milani që ishte i pari që besoi te i riu hungarez.

Kerkez kishte nënshkruar me “kuqezinjtë” pasi kishte nisur të luante për Hajduk Kula, deri te skuadra e të rinjve e Rapid Vjenës nga viti 2014 deri në vitin 2019 duke kaluar te hungarezet e Gyori. Më pas ardhja e tij në Milano me pseudonimin “New Bale” që tashmë kishte bere drejtuesit kuqezi te besonin…

Pasi luajti me ekipin e te rinjve dhe Ligën e të rinjve në Champions, Kerkez më pas u shit te AZ Alkmaar për 2 milionë euro dhe perqindje rishitje. Që nga ai moment karriera e tij mori hov dhe tani ai është një nga pikat kryesore të holandezëve.

Me këtë fitore hollandezët e AZ Alkmaar janë me “një këmbë” në fazën çerek-finale, teksa pritet që ndeshja e kthimit të jetë një “ferr” i vërtetë për “tulipanët”, me “shqiponjat” e Lacios që do të japin gjithçka në fushë për të përmbysur disavantazhin.

LEXO EDHE:

Back to top button