Kërkohen punëtorë për Ohrin dhe Strugën, kanë mbetur qindra vende të lira të punës

Kërkohen punëtorë për Ohrin dhe Strugën, kanë mbetur qindra vende të lira të punës

Gazetar: Miki Trajkovski

Qindra vende pune këtë sezon turistik në Ohër dhe Strugë do të mbeten të paplotësuara sepse ka pak interes për punësim. Punëtorët turistikë kanë paralajmërime për një numër të madh të mysafirëve të huaj, por në hotele dhe restorante nuk ka kush të punojë. Për të arritur tek punëtorët në Ohër, mbahet panair dyditor i punësimit.

“Analizat tregojnë se ne kemi rreth 2000 të rinj dhe studentë, të papunë të këtij profesioni në Ohër dhe disi mund t’i ndihmojmë që të aplikojnë dhe të marrin punë sezonale, sadopak ta ndihmojmë sezonin…”, deklaroi Naum Dimitroski – organizator.

Vetëm njëri nga hotelet më të mëdhenj të rivierës, aktualisht ka nevojë për 70 vende pune. Por tani për tani askush nuk ofron rroga si në Kroaci, ku më e ulëta në turizëm është 1000 euro prandaj kuadrot tona iki atje.

“Në këto momente është shumë e vështirë të gjesh staf. Kjo është pasojë e asaj që ka ndodhur në vitet e kaluara, të ardhura shumë të ulëta, paga shumë të ulëta, njerëzit ishin shumë të pakënaqur, punonin jashtë orarit, hotelet nuk i paguanin…”, tha Nikolla Bozhinovski – menaxher hoteli në Ohër.

“Menaxhmenti ende nuk e ka përcaktuar pagën këtu. Por, sigurisht, o do jetë më shumë se sa minimumi…”, deklaroi Jovançe Nikollov – punonjës hoteli.

Por studentët nuk janë të kënaqur me paratë që u premtohen. Ata kërkojnë më shumë. Nëse jo, edhe ata do të shkojnë në bregdetin e Adriatikut.

“Do të doja të provoj të punoj në Kroaci sepse ka kushte më të mira pune dhe paga më të mira se këtu”, u shpreh Jovana Gjorgjieska-studente.

“Të rinjtë mashtrohen për shkak të pagës në radhë të parë, e më pas pas kushteve më të mira. Dua të shoh nëse ka kushte të mira pune në qytet dhe më pas jashtë”, theksoi Sanja Taleska-studente.

Aktualisht tregut vendas të turizmit i mungojnë të gjitha llojet e stafit që nga kamarierët, kuzhinierët, ndihmës kuzhinier, recepsionistë, shërbyes, staf teknik. Hotelierët ndoshta edhe këtë sezon do të mbështeten te nxënësit e shkollave të mesme. Por ata nuk mund ta ofrojnë shërbimin cilësor që e ofron stafi i arsimuar. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button