Kërkohet ndalimi i peshkimit tregtar në Liqenin e Dibrës


Për shkak të zhdukjes së fondit të peshkut vitet e fundit, numri i peshkatarëve që vitet e fundit vijnë në Liqenin e Dibrës për peshkim është gjithnjë e më i vogël, thonë nga shoqata e peshkatarëve “Trofta”. Kjo është arsyeja përse ata kërkojnë që Qeveria e re të mos lejojë që Liqeni i Dibrës të jepet me koncesion për peshkim tregtar, sepse do të ishte katastrofike për Dibrën, por të përdoret vetëm për qëllime sportive dhe rekreative.

Nga shoqata e peshkimit Trofta, thonë se sasia e peshkut është zvogëluar për më shumë se 90%, dhe situata më kritike është me Krapin, Cironkën dhe troftën e Dibrës.

Në të kaluarën, në këtë liqen janë kapur vjedhësit e peshqve, si dhe një numër rrjetash peshkimi.

LEXO EDHE:

Back to top button