Kërkohet transparencë me madhe në zgjedhjen e kryeprokurorit të ri
Kërkohet transparencë me madhe në zgjedhjen e kryeprokurorit të ri
Gazetari: Petar Çaushevski
Mbetet dilema nëse Këshilli i Prokurorëve Publikë duhej të ishte më transparent në vlerësimin e kandidatëve për prokuror të ri publik. Sipas Darko Avramovskit, drejtor ekzekutiv i Koalicionit “Të gjithë për gjykim të drejtë” debat publik dhe prezantimi i hapur i kandidatëve është i patjetërsueshëm.
“Mendoj se duhej të vepronin krejt ndryshe në gjithë këtë situatë. Sidomos në drejtim të përmirësimit të hapjes ndaj publikut dhe transparencës. Pra, të organizonin debat publik, prezantim të hapur të kandidatëve para vetë Këshillit, para se të merrnin vendim”, tha Darko Avramovski – Drejtor ekzekutiv i Koalicionit “Të gjithë për gjykim të drejtë”.
Tani është radha e Qeverisë, e cila duhet ta dorëzojë propozimin për prokurorin e ri publik në Kuvend për votim. Avramovski thotë se çdo devijim nga mendimi i Këshilli i Prokurorëve kërkon arsyetim të detajuar.
“Qeveria në masë të madhe është e lidhur me mendimin e Këshillit të Prokurorëve Publikë. Në këtë drejtim, çdo devijim duhet të jetë jashtëzakonisht i arsyetuar, i themeluar dhe i detajuar. Ndërsa në këtë procedurë konkrete, Kuvendi është ai që praktikisht do të ketë mundësi ta përmirësojë hapjen ndaj publikut, duke i ftuar kandidatët dhe duke u dhënë mundësinë të prezantohen”, u shpreh Darko Avramovski – Drejtor ekzekutiv i Koalicionit “Të gjithë për gjykim të drejtë”.
Këshilli i Prokurorëve Publikë dha mendim pozitiv për ushtruesen aktuale të detyrës prokurore shtetërore publike Anita Topollova-Isajllovska, prokuroren Lençe Ristovska, gjykatësin e Gjykatës Penale, Nenad Savevski dhe prokuroren Lidija Rajçeviq./Alsat.mk








