Drejtësia në shtet po varroset, ndërsa gjyqësori dhe prokuroria po vendosen nën kontroll të drejtpërdrejtë të Mickoskit
Drejtësia në shtet po varroset, ndërsa gjyqësori dhe prokuroria po vendosen nën kontroll të drejtpërdrejtë të Mickoskit
Drejtësia në shtet po varroset, ndërsa gjyqësori dhe prokuroria po vendosen nën kontroll të drejtpërdrejtë të Mickoskit, akuzojnë nga LDSM. Jon Frçkoski në konferencën e sotme për shtyp tha se në vend të institucioneve të pavarura të drejtësisë, po shohim instalime partiake. Në vend të sundimit të ligjit, gjyqësor të kontrolluar. LSDM akuzon pushtetin se e ndryshoi prokurorin publik për të instaluar një prokuror nën kontrollin e tyre.
“Publikisht, në televizion, Mickoski e eliminoi kandidaten e pavarur për prokurore publike, Lençe Ristoska. Edhe pse ajo mori maksimumin 10 nga 10 pikë nga Këshilli i Prokurorëve Publikë, me vlerësim pozitiv për profesionalizëm dhe ekspertizë. Qytetarët e dinë se ajo u ofendua publikisht nga Mickoski si ‘mediokritet’. Mickoski vendos vetë, zgjedh sipas dëshirës së tij, kërkon prokuror publik nën kontrollin e tij të plotë. Emëruan bashkëshorten e një kryetari komune nga VMRO-DPMNE për anëtar të Këshillit Gjyqësor, këshilltar të Mickoskit në Gjykatën Kushtetuese. Po zhvillojnë fushatë kundër lëndëve të Prokuroria Speciale Publike për diskreditimin e aktgjykimeve, në përpjekje për të fshirë përgjegjësinë e funksionarëve të tyre”, u shpreh Jon Frçkoski, anëtar i Bordit Ekzekutiv të LDSM-së./Alsat.mk








