Valentin Manasievski nga VMRO-DPMNE në konferencën e sotme akuzoi se presionet partiake të udhëhequra nga LSDSM dhe BDI

Valentin Manasievski nga VMRO-DPMNE në konferencën e sotme akuzoi se presionet partiake të udhëhequra nga LSDSM dhe BDI

Valentin Manasievski nga VMRO-DPMNE në konferencën e sotme akuzoi se presionet partiake të udhëhequra nga LSDSM dhe BDI kanë shkarkuar gjyqtarë brenda një dite. Ai tha se Risto Katevenovski, ish-gjyqtar i Gjykatës Supreme, pretendon se është shkarkuar për shkak se nuk ka dhënë mendim pozitiv për një rast gjyqësor me kërkesë të pushtetit të atëhershëm të LSDSM-së dhe BDI-së.

 

“Në një seancë gjyqësore, gjyqtari Katevenovski ka theksuar se nuk do të japë mendim pozitiv në rastin që lidhet me ish-ministren e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulovska, dhe se do të jetë e nevojshme të bisedojë me kolegët e tij për veprime të mëtejshme. Por, vetëm një ditë pas kësaj deklarate të dhënë nga Katevenovski, për të cilën ai thotë se është dhënë me dyer të mbyllura, Këshilli Gjyqësor ka thirrur seancë urgjente në të cilën ai është shkarkuar. Ajo që ne e kemi thënë publikisht me vite, tani po konfirmohet. Ata kanë qenë ata që vendosnin kush do të arrestohej e kush do të abstrahohej nga një rast i caktuar. LDSM dhe BDI e partizuan shtetin dhe institucionet e tij. VMRO-DPMNE këtë më nuk do ta lejojë. Nevojitet përgjegjësi!”, tha Valentin Manasievski, VMRO-DPMNE./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button