Kapën makineri të dy firmave që ndotën burimet të shumtë
Kapën makineri të dy firmave që ndotën burimet të shumtë
Prokuroria Themelore Publike në Strugë ka kërkuar masa urgjente të kujdesit ndaj dy personave juridikë nga fshati Veleshtë i Strugës, të cilët dyshohen se kanë shkaktuar ndotje enorme të ujit të pijshëm në qytet. Sipas njoftimit zyrtar, organet hetimore gjatë inspektimit në terren kanë hasur makineri pune të këtyre dy kompanive duke kryer thyerje, gërmime dhe transport të shkëmbinjve në përmasa të mëdha. Këto aktivitete janë zhvilluar në afërsi të burimit në fshatin Shum, prej nga furnizohet me ujë zona e Strugës. Nga Prokuroria Themelore Publike në Strugë theksojnë se vazhdojnë me ndërmarrjen e veprimeve për sigurimin e provave dhe shqyrtimin e përgjegjësisë eventuale penale./Alsat.mk








