Këshilli i Shkupit, ndihmë financiare për Vardarin

Këshilli i Qytetit të Shkupit, me 19 vota “Pro”, 5 “kundër” dhe 4 “të përmbajtur”, miratoi amendamentin e grupit të këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, për të ndihmuar financiarisht me 15 milionë denarë Klubin Futbollistik “Vardar”.

Arsovska: Ndihma nuk e ndihmon “Vardarin”

Me këtë nuk është pajtuar kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, sipas së cilës me këtë ndihmë do të mbushen vetëm xhepat e përmbaruesve, pasi “Vardari” është në borxhe të mëdha dhe se duhet qasje serioze për të zgjidhur problemet financiare të klubit. Sipas Arsovkës, “Vardari” nga viti 2021 është Shoqatë Aksionare dhe pronë private dhe me vendimin e ndihmës financiare nuk zgjidhet problemi, por shpërblehen kompanitë private që e kanë sjellë “Vardarin” në këtë gjendje. Vendimi i Këshillit të Shkupit ka shkaktuar reagimin e FC Shkupit.

FC Shkupi: Ka edhe 4 klube të tjera

Drejtori sportiv Omer Bunjaku përmes rrjeteve sociale kujtoi këshilltarët e Qytetit të Shkupit se ekzistojnë 4 klube të tjera në Ligën e Parë nga Shkupi dhe se “Vardari” nuk është i qytetit, por është në pronësi private. Bunjaku në reagimin e tij porositi këshilltarët në Qytetin e Shkupit që të mos bëhen për dikë nënë e për dikë njerkë dhe të gjithë të mundohen të kryejnë obligimet sipas posteve që kanë marrë.

LEXO EDHE:

Back to top button