SkyShowtime lajmëron datat zyrtare të lançimeve në Evropën Qendrore & Lindore gjatë një eventi ekskluziv në Amsterdam

SkyShowtime lajmëron datat zyrtare të lançimeve në Evropën Qendrore & Lindore gjatë një eventi ekskluziv në Amsterdam

Shërbimi Pan-Evropian i transmetimeve lajmëroi zgjerimin e tij të mëtejshëm në Evropë.

Shërbimi nis aktivitetin në Bosnjë&Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Slloveni më 14 dhjetor 2022.

Shtetet e radhës do të jenë Shqipëria, Republike Çeke, Hungaria, Maqedonia e Veriut, Polonia, Rumania dhe Sllovakia, në shkurt 2023.

SkyShowtime – shërbimi i mrekullueshëm i transmetimeve në Evropë – zhvilloi sonte një event ekskluziv në Amsterdam për nisjen e aktivitetit në Evropë, i cili u ndoq nga personalitete të famshëm dhe udhëheqës ndërkombëtar të shërbimeve.

Gjatë një deklarate në skenë, CEO i SkyShowTime, Monty Sarhan zbuloi se shërbimi nis në Dhjetor në një numër territoresh të Evropës Qendrore & Lindore.

Oferta premium nga SkyShowTime për argëtim ikonik dhe ekskluziv do të jetë e gatshme në Bosnje & Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Slloveni më 14 dhjetor. Më pas do të zgjerohet në Shqipëri, Republikën Çeke, Hungari, Maqedoninë e Veriut, Poloni, Rumani dhe Sllovaki në shkurt 2023.

Duke sjellë bashkë argëtimin më të mirë nga studiot dhe tregimtarët më të mirë në botë, SkyShowtime mundëson mijëra orë argëtim cilësor për të gjithë familjen. Shërbimi do të jetë shtëpia e një përzgjedhje të gjerë të filmave dhe serive më të shumëpritura në botë.

CEO i SkyShowtime, Monty Sarhan u shpreh: “SkyShowtime u krijua për Evropën dhe, me plot emocion, u themi klientëve në Evropën Qendrore & Lindore se ka ardhur koha për SkyShowtime. Me shumë entuziazëm, ne do t’ju mundësojmë atyre akses në filmat dhe seritë më të fundit nga studiot tona ikonike dhe të njohura botërisht, së bashku me formacionet premium të argëtimit cilësor vendas. Pas nisjes së suksseshme të aktiviteteve në Evropën Veriore dhe Portugali, zgjerimi në këto tregje të rëndësishme dhe sjellja e SkyShowtime më pranë, gjithnjë e më shumë, popujve në Evropë është një gur kilometrik i rëndësishëm.”

Eventi lançues Evropian në Amsterdam, i prezantuar nga personaliteti i televizionit dhe gazetari filmik i vlerësuar me çmim Alex Zane, shpalosi programin e ri dhe ekskluziv i cili do të transmetohet për herë të parë në SkyShowtime në muajt që vijnë.

SkyShowtime do të ofrojë premiera filmash “blockbuster”, seri të reja premium me skenar, përmbajtje për fëmijë dhe familje dhe një përzgjedhje të kuruar titujsh librarie dhe sete paketash nga Universal Pictures, Paramount Pictures, Nickleloden, DreamWorks Animation, Paramount+, SHOWTIME, Sky Studios dhe Peacock – të gjitha të transmetuara në një vend. Gjithashtu, SkyShowtime do të ofrojë programme, dokumentare dhe speciale origjinale vendase.

Yje nga një numër i madh i serive premiere në SkyShowtime ishin pjesëmarrës në event, duke përfshirë Ethan Peck dhe Rebecca Romijn nga “Star Trek: Strange New Worlds”, Demián Bichir nga “Let The Right One In” dhe Clara Rugaard nga “The Rising”. Të tjerë talente kryesues që morën pjesë ishin Bokeem Woodbine dhe Yerin Ha nga Halo, Jake Lacy nga “A Friend of the Family” dhe Jeff Wilbusch and Juliana Canfield nga “The Calling”.

SkyShowtime u lançua fillimisht në Danimarkë, Finlandë, Norvegji dhe Suedi më 20 shtator të këtij viti, përpara se të zgjerohej në Hollandë dhe Portugali më 25 tetor.

Duke pasuar lançimet në Bosnje & Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Slloveni në dhjetor, SkyShowtime do të vazhdojë me hapjet në Spanjë, Andorra dhe Evropën Qendrore & Lindore përgjatë Q1 2023.

Detaje të mëtejshme mbi programet dhe çmimet për Evropën Qendrore & Lindore do të shpallen perpara lançimit të SkyShowtime më 14 dhjetor.

Për më shumë detaje, ju lutem vizitoni:

Website: www.skyshowtime.com

Newsroom: corporate.skyshowtime.com

LinkedIn: www.linkedin.com/company/skyshowtime

Për më shumë informacione, ju lutem na shkruani në: skyshowtimeenquiries@mcsaatchi.com

Rreth SkyShowtime

SkyShowtime është një shërbim i ri transmetimi i disponueshëm tashmë në Danimarkë, Finlandë, Norvegji, Suedi, Holandë dhe Portugali. SkyShowtime do të vazhdojë të hapjet në Spanjë, Andorra dhe Evropën Qendrore & Lindore (EQL) gjatë muajve të ardhshëm dhe përgjatë Q1 2023.

SkyShowtime sjell argëtimin, filmat dhe seritë origjinale më të mira nga markat ikonike të Universal Pictures, Paramount Pictures, Nickelodeon, DreamWorks Animation, Paramount+, SHOWTIME®, Sky Studios dhe Peacock.

SkyShowtime do të jetë i disponueshëm në më shumë se 20 tregje evropiane që përfshijnë 90 milionë shtëpi. Përfundimisht, do të ofrohet në Shqipëri, Andorra, Bosnje & Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Republikën Çeke, Danimarkë, Finlandë, Hungari, Kosovë, Mal të Zi, Hollandë, Maqedoninë e Veriut, Norvegji, Poloni, Portugali, Rumani, Serbi, Sllovaki, Slloveni, Spanjë dhe Suedi.

 

LEXO EDHE:

Back to top button