Kështu ishte djegur dhe shkatërruar shtëpia e Jakup Krasniqit nga forcat serbe gjatë luftës

Gresa Krasniqi, vajza e ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka publikuar disa fotografi në Facebook me mbishkrimin “UÇK – ndërmarrje e përbashkët çlirimtare”.

Gresa ka njoftuar se në këto fotografi shihen pamje të shtëpisë së Jakup Krasniqit dhe vëllezërve të tij në Negroc, në vitin 1999.

Shtëpi të cilat janë të djegura dhe të shkatërruara nga forcat serbe.

Jakup Krasniq së bashku me ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi po qëndrojnë në Hagë pas akuzave të ngritura nga Prokuroria Speciale.

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button