Keti Ledecki, vendos rekord të ri në 800 metra

Vetëm një javë pasi vendosi rekordin e ri botëror në 1.500 metra, notarja amerikane Keti Ledecki konfirmoi se është në formë të jashtëzakonshme, duke regjistruar kohën më të mirë në 800 metra, stil i lirë, në pishina të vogla.

Në Mitingun e Notit, që u zhvillua në Indianapolis dhe që është pjesë e Kupës së Botës, Ledecki përshkoi distancën e 800 metrave për 7:57.42, që është pothuajse dy sekonda më e mirë se rekordi i mëparshëm.

Rezultati më i mirë deri më tani ishte në pronësi të spanjollës Mireja Belmonte, e vendosur në vitin 2013.

LEXO EDHE:

Back to top button