Këto ditë do të fillojë me punë Grupi punës për regjistrimin e pronës shtetërore
Këto ditë do të fillojë me punë Grupi punës për regjistrimin e pronës shtetërore
Grupi i punës për evidentimin e pasurisë së patundshme shtetërore do të fillojë me punë këto ditë, tha zv.kryeministri për qeverisje të mirë Arben Fetai në prezantimin e 100-ditëshit të punës së tij. Ai tha se gjatë kësaj periudhe është gjetur zgjidhje për targa të veçanta për veturat zyrtare, për mjete shtesë për prokurorinë dhe organet hetuese si dhe formohet trupi ndërinstitucional për koordinim të aktiviteteve kundër korrupsionit.
“Natyrisht ky do të jetë proces i vështirë sepse kjo punë nuk është bërë asnjëherë. Ka qenë kërkesë e vazhdueshme e GREKOS, e partnerëve ndërkombëtarë dhe trupave antikorrupsion. Ne do ta bëjmë këtë punë për të evituar abuzimet, keqpërdorimet dhe faktikisht transferin e pronës së patundshme publike dhe raste të mundshme korruptive siç kemi parë në të kaluarën me objekte publike të cilat janë shfrytëzuar në mënyrë të padrejtë nga njerëz të caktuar”, tha Arben Fetai, zv.kryeministër për qeverisje të mirë.