“BalancER”-i: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese mund të dëmtojë maqedonasit nëpër komunat me shumicë shqiptare!
“BalancER”-i: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese mund të dëmtojë maqedonasit nëpër komunat me shumicë shqiptare!

Në komuna ku shqiptarët janë shumicë mund të ndodhë të punësohen vetëm shqiptarë sepse tani s’ka mekanizëm për ti mbrojtur maqedonasit. Kështu sugjeron Viktor Mitevski, Drejtor i Shoqatës për Analiza dhe Kërkime. Z. Mitevski thotë se sado situate hipotetike, “kjo ka ndodhur në të kaluarën” e mund të ndodhë edhe tani.
Këto konstatime ai i dha gjatë një interviste për emisionin “Programi 200”, (që transmetohet sot në ora 22.00 në Alsat). Z.Mitevski tha se “BalancER”-i ishte viktimë interesave politike pavarësisht ngjyrave që kanë pasur pushtetet. Gjykata Kushtetuese shpalli si jo kushtetuese përmendjen e etnisë gjatë punësimeve në administratë. Vendimi shapakoti reagime të mëdha.
Viktor Mitevski, Drejtor i Shoqatës për Analiza dhe Kërkime, i cili prezantoi një studim për nivelin e hapjes të komunave në Maqedoninë e Veriut thotë se përfaqësimi i drejtë është i garantuar me kushtetutë dhe politikanët do japin zgjidhje juridike por sipas tij më e rëndësishme është të rritet niveli i administratës në të gjitha pushtetet, pavarësisht etnisë, kuadro të cilat pastaj të marrin drejtimin e shtetit./Alsat.mk