Këto janë emrat e nëntë kandidatëve të propozuar për gjykatës kushtetues

Këto janë emrat e nëntë kandidatëve të propozuar për gjykatës kushtetues

Gazetare: Fatlume Dervishi

Pushteti dhe opozita në Kuvend më në fund u angazhuan të çojnë një hap përpara zgjedhjen e gjykatësve të rinj kushtetues, shkruan Alsat.

Në Komisionin për zgjedhje dhe emërime filloi debati për procedurën e ngecur prej muajsh. Emrat e propozuar nga partitë politike duhet të kalojnë filtrin në Komisioni dhe më vonë të votohen në seancë plenare. Në listën e kandidatëve janë kryeprokurori publik Lubomir Joveski, Tatjana Vasiq, Fatmir Skender, propozime të pushteti, dhe Savo Klimovski, Rodna Zhivkovska, Todor Vitllarov, etj., propozime të opozitës. Katër prej tyre duhet të zgjidhen.

Kandidatët për gjykatës kushtetues

Propozime të shumicës

• Tatjana Vasiq
• Lubomir Joveski
• Fatmir Skender

Propozime të opozitës

• Savo Klimovski
• Rodna Zhivkovska
• Todor Vitllarov
• Branko Sekulloski
• Vesna Jovanovska
• Vojsllav Timovski

Opozita mendon se duhet të ndryshohen rregullat e lojës, gjegjësisht të ketë një procedurë më transparente të zgjedhjes së gjykatësve kushtetues, pa propozime direkte nga partitë politike.

“Ka gjykatës dhe njerëz të fushës të cilët nuk duan që t’i propozojë partia. Pse, në fund të ditës, një gjykatës kushtetues, një pozitë që është e rregulluar me ligj se nuk ka pikë të përbashkët me partitë që të propozohet nga partitë dhe nga deputetët. Ndoshta ka njerëz që duan vetë të paraqiten në thirrje publike që të mos kenë lidhje në asnjë mënyrë me ndonjë parti politike”, tha Nikolla Micevski, VMRO-DPMNE.

Një mendim të ngjashëm kanë edhe deputetë të tjera nga radhët e shumicës.

“Nëse kishte thirrje publike do të paraqiteshin më shumë kandidatë që janë të interesuar dhe prej tyre do të mund të zgjidhnim më të mirët dhe ata që s’janë të komprometuar, ata që kanë punuar deri tani, edhe pse janë propozime të partive politike”, u shpreh Pavlle Trajanov, Lidhja Demokratike.

Shumica nuk mohon faktin që duhet të rishikohen rregullat dhe të ndryshohet praktika e zgjedhjes së gjykatësve kushtetues, por këmbëngul që procedura për momentin të vazhdojë.

“Gjithmonë në këtë komision kanë ardhur si propozime nga ana e deputetëve. A është kjo mirë? Ndoshta nuk është mirë. A duhet ta rregullojmë? Po. A duhet ta bëjmë më transparent procesin për zgjedhjen e gjykatësve kushtetues? Po, pajtohem se duhet. Meqë kemi atmosferë pozitive dhe konstruktive, unë apeloj ta fillojmë procedurën sipas rregullave që janë në fuqi për momentin dhe sipas praktikës së vendosur”, theksoi Goran Misovski, deputet i shumicës.

Gjykata Kushtetuese prej muajsh funksionon vetëm me pesë nga nëntë gjykatës sa duhet të ketë gjithsej. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button