Këto janë zhvillimet e fundit në Ukrainë

Sot shënohet dita e 31-të e luftës në Ukrainë.

Joe Biden ndodhet në Poloni, ku ka takuar ministrin e jashtëm të Ukrainës dhe liderin polak.

Një avion privat që i përkiste një oligarku rus të sanksionuar është arrestuar, ka thënë sekretari i transportit.

Putini është dukur se ka pakësuar ambiciet e tij në Ukrainë, por Mbretëria e Bashkuar paralajmëron se trupat do të vazhdojnë të bombardojnë qytetet.

Janë hapur më shumë korridore humanitare, por jo për qytetin e rrethuar të Mariupolit, shkruan Sky Neës, transmeton Klankosova.tv.

Zyrtarët thonë se 136 fëmijë në Ukrainë kanë vdekur në pushtimin e deritanishëm.
Zelenskyy u ka kërkuar politikanëve në Doha të rrisin furnizimin me naftë për të ndihmuar në largimin e botës nga burimet ruse.

Zyrtarët e Mariupolit thonë se 300 njerëz u vranë nga bombardimet në teatëZ, ndërkaq zyrtarët ukrainas pretendojnë se një komandant rus ka vdekur.

Trupat ruse nuk janë më nën kontrollin e plotë të Khersonit, pretendojnë zyrtarët amerikanë.

LEXO EDHE:

Back to top button