KF Drita mund “Covid 19”, tani në radhë është Legia

Të gjithë futbollistët dhe stafi teknik i skuadrës së Dritës ka rezultuar negative në testimet e fundit për “Covid 19” në vigjilje të përballjes me skuadrës e Legia në Poloni. Lajmin e ka konfimrura vet skuadra e Dritës.

“Klubi ynë FC DRITA është testuar për testet e “Covid-19” në prag të ndeshjes me Legia Varsavën që do të zhvillohet në Poloni. Sapo morëm lajmin e mirë se të gjithë të testuarit kanë rezultuar NEGATIV. Sfida me “Covid-19” është fituar dhe tani fokusohemi tërësisht për ndeshjen,” thuhet në kumtesën e KF Drita.

Përballja e raundit të tretë të Ligës Evropa, në mes Legias dhe Dritës në Poloni, do të zhvillohet më 24 shtator, në orën 20.30.

LEXO EDHE:

Back to top button