KF Drita sonte synon befasinë në Belgjikë

KF Drita është skuadra e vetme kosovare që arriti me një fitore të kaloj një raund në garat evropiane. Gjilanasit eliminuan skuadrën finlandeze Inter Turku dhe tani janë në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës, ku po merr pjesë edhe Ballkani, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Ardian Nuhiu do të përballet me skuadrën e madhe belge Royal Antwerp, derisa ndeshja e parë zhvillohet në Belgjikë.

Vendasit janë favorit të mëdhenj në letër për ta fituar këtë takim, por skuadra kosovare ka udhëtuar drejt Belgjikës për të shkaktuar befasi. Gjilanasit edhe në deklaratat e tyre para ndeshjes kanë bërë të qartë se synojnë të shkaktojnë befasi në Belgjikë dhe të largohen me rezultat pozitiv nga përballja e parë me Antwerp.

Në anën tjetër trajneri holandez i Antwerp, Mark Van Bommel deklaroi se e njeh mirë Dritën dhe nuk do ta nënvlerësojnë, por do të japin maksimumin për të marrë fitoren. Dueli i parë zhvillohet sonte në Belgjikë, derisa ai i kthimit pas një jave në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

LEXO EDHE:

Back to top button