Luiza Gega, e 5-ta në Botërorin e Atlëtikës në SHBA

Luiza Gega është një nga vajzat më të shpejta të botës në 3.000 metra me pengesa. Atletja e njohur shqiptare është renditur e 5-ta në finalen e Botërorit të Atletikës, në një garë ku shkëlqeu me performancën e saj.

Në pistë, Luiza tregoi sërish se është sportistja më e mirë shqiptare, duke regjistruar kohën 9:10.04 dhe automatikisht rekord të ri kombëtar në këtë disiplinë. Madje, Gega e ul rekordin me më shumë se 4 sekonda, çka do të thotë se koha e realizuar prej saj në këtë Botëror është fantastike.

Rekordi i mëparshëm në këtë disiplinë mbahej po nga Luiza Gega me kohën 9:14.29 dhe u vendos më 1 korrik, në Lojërat Mesdhetare, “Oran 2022”.

LEXO EDHE:

Back to top button