VIDEO / Debutim ëndërrash për Matijs De Light te Bajern Munihu

Matijs de Ligt, i sapoardhur te Bajern Munich, debutoi në mënyrën më të mirë me Bajern Munihu. Disa orë pasi u bashkua me shokët e tij të skuadrës në turneun në Amerikën e Veriut duke bërë debutimin e tij ndaj DC United të Uajn Runit.

Në rezultatin final 6-2 është edhe dora e tij, me një gol të shënuar menjëherë pas hyrjes në fushë. Nagelsmann më pas e zëvendësoi atë pas më pak se gjysmë ore. Në goleadën bavareze hyri dhe transferimi tjetër i ri, Sadio Mane, i cili hapi rezultatin me penallti pas vetëm 5 minutash lojë.

Nagelsmann tha se ishte i kënaqur me ish-lojtarin e Juventusit duke deklaruar se ai do të jetë titullar në ndeshjen e radhës kundër Man. Sitit, të planifikuar në fundjavë. Golat e tjerë të Bajernit u shënuan nga Sabitzer, Gnabri, Zirkzee dhe Muler.

LEXO EDHE:

Back to top button