KF Liria ndanë rrugët me trajnerin Rexhepi

Xhengis Rexhepi nuk është më trajner i KF Liria, edhe pse arriti ta përmbush misionin e tij për ta inkuadruar klubin e madh kosovar në Superligë. Prizrenasit siguruan një biletë për sezonin 2023/24 në elitën e futbollit kosovar, pasi mposhtën Ferizajn 3-0 pas ekzekutimit të penalltive në finalen e balotazhit.

Megjithatë kontrata e tij ka përfunduar me “bardhezinjtë” dhe palët kanë ndarë rrugët me marrëveshje të dyanshme.

Njoftimi i plotë nga FC Liria:

Faleminderit Xhengis!

Me inkuadrimin në Superligë, Liria dhe trajneri Xhengis Rexhepi, kanë ndarë rrugët. Kontrata e klubit me trajnerin, ka qenë deri në përfundim të stinorit, që zyrtarët e vlerësojnë të suksesshëm. Klubi, e falënderon për punën profesionale dhe suksesin e arritur. ‘Po ndahemi me marrëveshje të dyanshme, dhe me bindjen që kjo nuk është lamtumirë. Dera për trajnerin Xhengis Rexhepi , do të jetë e hapur gjithmonë’, thonë drejtues të Lirisë. Klubi i dëshiron suksese në vazhdim, duke e falënderuar në emër të tifozëve e adhuruesve anë e kënd, për punën dhe suksesin e treguar.

KF Liria

LEXO EDHE:

Back to top button